Flash News

KRYESORE

Shpëtim Gjika mbroj pronarin e restorantit: Kurrë mos ardhtë më ai spanjolli, durojmë pa eurot e tij

Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika i ka dalë në mbrojtje pronarit të restorantit, Mihal Kokëdhima qe u perfshi ne nje incident me disa turistë spanollë. Sipas tij, Mihali kërkonte hakun e tij, edhe pse forma nuk është normale, por kurrsesi nuk mund të trajtohet si kriminel.

Akuza adreson edhe për shqiptarët në makinë, që i cilëson si dy “ganko cinike”, ndërsa për turistët spanjollë thotë se kurrë ardhshin në vendin tonë pasi nuk i duam eurot e tyre.

"Mihali që kërkon hakun e tij, edhe pse forma si e kërkon nuk është normale, e bëmë kriminel, monstër, hijenë, kanibal e nuk di c’tjetër damkë i vunë, ndërkohë që pronarë, të cilët me kobure në brez e trasta me hashash të presin e sajdisin me “kulturë” dhe ne i promovojmë, edhe pse buka e tyre është harram!", shkruan ai ne nje postim ne Facebook.

Pronari i restorantit u la në burg nga Gjykata e Vlorës, pavarësisht se shfaqi disa shenja pendese.

Postimi i plotë:

Kundër rrymës për Mihalin!

Jemi mësuar për fat të keq ti linçojmë publikisht njerëzit, mjafton të hedhë gurin i pari, dhe o burra kush të godasë më fort, mundësisht nga ato goditjet e ulëta nën brez, pa pyetur apo u informuar se për çfarë arsyeje Mihali u shpërfytyrua,ose e detyruan të shfaqej i shpërfytyruar, ashtu i pataksur mbi makinën që drejtonin dy gangsterë çuditërisht aq gjakftohtë, për të cilët nuk e di pse jam shumë i bindur që janë ideatorët dhe aktorët e asaj që ndodhi!

Mihali që kërkon hakun e tij, edhe pse forma si e kërkon nuk është normale, e bëmë kriminel, monstër, hijenë, kanibal e nuk di c’tjetër damkë i vunë, ndërkohë që pronarë, të cilët me kobure në brez e trasta me hashash të presin e sajdisin me “kulturë” dhe ne i promovojmë, edhe pse buka e tyre është harram!

E denoj si fenomen rastin e djeshëm, por njerëzisht nuk e pushkatoj dot Mihalin!

Ata dy gangot cinikë dhe gjakftohtë në furgon i neveris!

Ai spanjoll turisti, kurrë mos ardhtë se do durojmë edhe për eurot e tij!

Kaq!

Të fundit