Flash News

KRYESORE

“Shqipëria dhe Kosova do bashkohen”/ As Haradinaj nuk mbështet idenë e Thaçit

“Shqipëria dhe Kosova do bashkohen”/ As Haradinaj nuk

Ideja e presidentit Hashim Thaçi për një bashkim të shpejt të Shqipërisë dhe Kosovës ngjalli mjaft reagime. I pari që është pozicionuar kundër tezes, që ngjan më shumë si presion ndaj BE-së, është kryeministri Ramush Haradinaj.

Në qytetin e Novobërdës, ai sqaroi se me të gjitha vendet fqinje, Kosova është e interesuar për një fqinjësi të mirë, e cila bazohet në respektimin e kufijve ekzistues.

“Shihni sa interesantë dhe dëshmia e katedrales që sot e konfirmojmë rrugën e gjatë të jetës dhe bashkëjetesës, vlerave tona. Mendoj se do të shërbehemi në këtë rrugë dëshirojmë me qenë vërtet të respektueshëm për secilin që jeton në Kosovë, shqiptarët, serbët. Jemi me i respektua fqinjët ashtu sikurse e dini marrëdhëniet me Maqedoninë Veriut, Malin e Zi, Shqipërinë janë të mira, po vështirësitë janë me Serbinë, por është çështje e vendimit për respektim të ndërsjellë të kufijve ekzistues nga Serbia duke e njohur pavarësinë e Kosovës”, theksoi Haradinaj.

Të fundit