Flash News

KRYESORE

Shqipëria në vend të parë për emigrimin drejt BE-së, në 2018 Ballkani humbi një popullsi prej çerek milioni

Shqipëria mban vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për largimin e popullsisë drejt vendeve të Evropës Perëndimore. Në vend të dytë është Bosnjë - Hercegovina dhe në vend të tretë Serbia. Pas saj vjen Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Sipas televizionit hungarez H1, Ballkanit Perëndimor në vitin 2018 ka humbur në total 228 mijë shtetas, që janë futur në legalisht në BE. Vitin e kaluar, 62 000 shqiptarë u transferuan në BE, që është 2.2% e popullsisë së përgjithshme të vendit, e ndjekur nga 2.1% e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut (24 300), dhe 2% e kosovarëve (34.500 kosovarë; 53 500 shtetas të Bosnjës dhe Hercegovinës u larguan nga vendi i tyre për në BE, që do të thotë 1.5% e popullatës, ndërsa Serbia “humbi” 51 000 qytetarë në emigrim (1.3%) dhe Mali i Zi 3 000 (0.5%).

Shtetasit e Ballkanit Perëndimor emigrojnë më shumë në Gjermani. Në vitin 2018, 19 000 kosovarë, 16 000 qytetarë të Bosnjë- Hercegovinës dhe Serbisë, 11 500 shtetas të Maqedonisë të Veriut dhe 1 500 malazezë u transferuan në Gjermani. Kurse qytetarët shqiptarë preferojnë Italinë, në 2018, 23 000 persona emigruan në këtë vend.

Numri i emigrantëve të rinj është më i larti në Gjermani, 543 000, i ndjekur nga Britania e Madhe, me 450 000 emigrantë, Franca, me 264 000 imigrantë, Spanja, me 259 000, Italia, 238 000 dhe Suedia, me 124 000 emigrantë.

Të fundit