Flash News

KRYESORE

Shtetrrethimi shkakton kaos në Beograd/ Protestuesit hyjnë në Parlament, policia i shpërndan me dhunë dhe gaz lotsjellës  

Shtetrrethimi shkakton kaos në Beograd/ Protestuesit hyjnë në

Rikthimi i masave kufizuese dhe shtetrrethimit për shkak të pandemisë covid ka shkaktuar kaos mbrëmë në rrugët e Beogradit.

Protestues të shumtë kanë dalë kundër rikthimit të orës policore fillimisht paqësisht, por më pas situata ka agravuar dhe qindra protestues kanë hyrë në ambientet e Parlamentit të Serbisë.

Menjëherë kanë ndërhyrë forcat policore, të cilët kanë shpërndarë protestuesit me gaz lotsjellës dhe dhunë ndaj tyre.

Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç nga sot çdo tubim publik, me më shumë se pesë persona, do të ndalohet.

“Do të rikthejmë orën policore nga e premtja deri të hënën”, ka thënë presidenti serb.

I pyetur nëse ora policore do të jetë e vlefshme vetëm në Beograd apo në të gjithë Serbinë, ai tha se dëshiron që masa të vlejë në të gjithë vendin, por këtë do ta sqarojë Shtabi i Krizës.

 

Të fundit