Flash News

KRYESORE

Shtohet kapaciteti në çerdhet e Tiranës, më shumë hapësira në dispozicion për vogëlushët

Çerdhja “Pranverat” në Njësinë 10 në Tiranë po i nënshtrohet një rikonstruksioni për zgjerimin e hapësirave.

Kreu i bashkisë Erion Veliaj ka inspektuar sot punimet e nisur prej sezonit të verës, për të shtuar kapacitetet nga 150 në 250 fëmijë.

“Ndihem disa herë mirënjohës për skuadrën tonë që ka punuar gjatë verës për rikonstruksionin e çerdhes “Pranverat” në Njësinë 10.

Bashkë me Fatmir Xhafaj, inspektuam punimet, ku vetëm te çerdhja "Pranverat" po shtohet kapaciteti nga 150 në 250 fëmijë.

Kërkesa e madhe për çerdhet dhe kopshtet publike është një vlerësim për punën që kemi bërë deri më tani”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Të fundit