Flash News

KRYESORE

"Sikur PDIU të mos ekzistonte, duhet ta kishim krijuar". "Çam nuk lind, por bëhesh". Gjeje, kush i ka thënë

"Sikur PDIU të mos ekzistonte, duhet ta kishim krijuar".

Deputetja e PDIU, Mesila Doda, në një takim me strukturat e partisë, me tone të forta i është drejtuar klasës politike që ta 'harrojnë arrogancën me PDIU'.

Sipas Dodës, PDIU është krenaria e këtij vendi dhe, "sikur të mos ekzistonte do duhet ta kishim krijuar dhjetë herë, njëqind herë, për të trimëruar klasën politike shqiptare para presioneve, herë të grekut e herë të serbit".

Doda nuk ka përmendur presionet e turkut.

Deklarata "nëse PDIU nuk do të ekzistonte do duhet ta kishim krijuar", është më e forta pas asaj të Shpëtim Idrizit "çam nuk lind por bëhesh".

 

 

 

 

Të fundit