Flash News

KRYESORE

“Silenciatori”, arrestohet 53-vjeçari që qëlloi me armë automjetin në Tiranë

“Silenciatori”, arrestohet 53-vjeçari që qëlloi me

Arrestohet autori i dyshuar për  ngjarjen e 10 shtatorit,  ku automjeti i shtetasit P. P u qëllua me armë zjarri. Shërbimet e policisë te Komisariatit të Policisë nr. 4, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura me parë, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, organizuan zhvilluan dhe Finalizimi i operacionit të koduar “Silenciatori”nga shërbimet e policisë te Komisariatit të Policisë nr. 4 çoi në pranga Edmond Saraçin, 53 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në banesën e shtetasit të mësipërm, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 kallëp tritoli i montuar me kapsollë detonatore elektrike, 1 granatë defensive,  1 armë zjarri e llojit Pistoletë “Zastava”, kalibri 7.65 mm, me krehër me 3 fishekë,  një silenciator që përdoret për armë zjarri dhe një qese transparente me pluhur të kuqëremtë me lëndë narkotike të dyshuar “Heroinë”.

Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas është autor i ngjarjes së ndodhur më datë 10.09.2017, ku në rrugën “Muhamet Deliu”, është qëlluar me armë automjeti i shtetasit P. P.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 283 dhe 278 të Kodit Penal.

Të fundit