Flash News

KRYESORE

Skandali me ambasadën turke në Beograd, shkruan Kosovë dhe Metohi

Ambasada e Turqisë në Beograd është përfshirë në një skandal, i cili ka sjellë reagime të shumta nga ana e Kosovës. "Ambasadori turk Tanju Bilgiç u takua me drejtorin e zyrës për Kosovë dhe Metohi Marko Gjuriç për të diskutuar situatën aktuale” shkruhej në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Por diçka e tillë solli reagime të ashpra në Kosovë e nga qytetarët e saj, e për shkak të kritikave sot ambasada turke e hoqi fjalën Metohi dhe la vetëm emrin Kosovë në fotografitë ku shihen ambasadori turk në Beograd dhe drejtori i ashtuquajtur zyrës për Kosovë, Marko Gjuriç.

Turqia është një nga vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe gjithashtu aleate e shteteve shqiptare.

Të fundit