
Flash News
Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar

Sokol Balla
Ilir Meta është burrë në politikë. Në karrierën e tij spektakolare ka përjetuar gjithçka, për keq e për mirë. Po nuk di nëse është kujdesur që t’i shkojnë punët keq pikërisht atëherë kur ato i shkonin fjollë, apo kështu ia ka sjellë rastësia. Kështu u bë Kryeministër, duke ribërë Nanon kryetar Partie në 1999, por nuk i mjaftoi. E harroi përse u bë Kryeministër dhe po si Pandi tentoi t’i merrte Nanos dhe partinë. Iku pasi u telendis me të për gati një vit rresht. Pastaj Ja futi sërish Pandit dhe e bëri ministër të Mbrojtjes dhe si Kryeministër e ministër i Jashtëm qëndroi me Nanon një vit, e më pas iku. Arsyeja? Sepse Nano nuk “ia varte” dhe nuk i tregonte atij se çfarë bënte në zyrë dhe në fundjavë.
15 vjet më vonë realizoi ëndrrën e tij. U bë President që kështu të përfundonte Katarsisin e tij që ia ndolli Nano në 2001 e që iu “shpif” sërish fiks një dekadë më vonë nga shoku e miku i tij më i ngushtë, njeriu që e hipi në majat e pushtetit, ndërsa po i drejtohej vrimave të fundit, Dritan Prifti. Por të bëhej President nuk i mjaftoi as dy muaj. Hipi në varkën e Kushtetutës, e pshurri atë dhe e futi Presidentin e sapozgjedhur të Republikës në fushatë elektorale në qershor 2017. Si gjithmonë luajti gjithçka për gjithçka dhe përballë debolesës intelektuale dhe sociale të ish partnerit të tij të fundit politik, shkeli dhe Kushtetutën dhe limitin e fundit të paprekur mes tij dhe Edi Ramës.
Por askush s’mund të thotë se në çmendurinë e tij më të madhe, Ilir Metës i ka munguar burrnia. As kur iku në 2001, as kur iku në 2003 e as kur iku në 2011. Okay, shumë veta menduan diçka tjetër kur ai iku në 2017 në Presidencë, pasi kafazi i kreut të shtetit është në çdo rast një kafaz “floriri”, siç do t’ia kishte quajtur edhe Sali Berisha nëse s’do të kishte çimentuar me Ilirin një vëllazëri të hekurt në themelet e Gjykatës së Lartë.
Por lëvizjet e Metës dhe në Presidencë treguan burrëri, përballë përgjumjes së kreut të PD për t’i bërë opozitën një qeverie dy vite e hutuar nga rasti “Tahiri”, “Babale” and co., e që nuk arriti që më të ashtuquajturin skandali Astir, të “mundte” në garën e protestave të dhjetorit të shkuar disa mijëra studentë të mërzitur nga kostot dy dollarëshe të provimeve të vjeshtës.
Dhe ia nisi: fillimisht me Sandër Lleshajn. E vonoi dy javë. Kur e pa se ia doli, pasi u kap me “fakirin” Cakaj. Kur e pa se ia doli dhe aty (Rama me bezdinë e një [uni bordurash, iI çoi dekret tjetër për firmë dhe i mbylli derën e qeverisë fytyrës Ilirit, por në kampin e Metës kjo u interpretua si fitore burrërore), Iliri vazhdoi edhe më tej. Kësaj radhe i hapi Luftë Ramës, pasi ky i fundit në një nga intervistat në Real Story tha se nuk kishte ndërmend ta shkarkonte pavarësisht shkeljeve, porse nuk do ta zgjidhte më President në mandatin tjetër.
Gjithsesi Lufta e Fundit që hapi Meta në fakt nuk ishte burrërore, pasi në fakt i hapi luftë Kushtetutës dhe atij palo shteti që mezi rri në këmbë prej 30 vjetësh. I nisur nga parimi i çmendur se Presidenti është i papërgjegjshëm për veprimet që kryen, (sidomos kur nuk ka një Gjykatë Kushtetuese), ai nxiti një betejë mes Bashës së kapur përgjumësh dhe një Rame të sapozgjuar nga gjumi, e cila desh përfundoi në luftë civile. Tezat e betejës që përpunoheshin në mbrëmje në shtëpinë e tij dhe në mëngjes shkonin në SHQUP pas një verifikimi me Doktorin, çuan opozitën jashtë kuvendit, në rrugë, në protesta që psikologjikisht citonin dhe nxisnin vetëm dhunë dhe në përplasje totale me ndërkombëtarët. Dhe pikërisht kur u duk se ndërkombëtarët së paku po ia dilnin të çonin Bashën larg nga tymi i molotovëve dhe gazit lotsjellës, në protestën më paqësore të opozitës, Ilir Meta anuloi dekretin e zgjedhjeve që vetë kishte shpallur në 30 qershor. Duke e rindezur edhe njëherë motorin e protestave, në maksimum. Më pas shpalli pa pyetur njeri një datë tjetër zgjedhjesh në 13 tetor dhe rishkëleu për shalësh Kushtetutën.
Ndoshta e bëri këtë në shenjë hakmarrjeje. Ajo nuk është Kushtetuta e tij. Ilir Meta nuk e deshi kurrë, por nuk mundi kurrë ta ndalonte ardhjen e saj. Me reformën në drejtësi brenda dhe dorëzimin e sovranitetit të saj amerikanëve. Ndoshta ai ka të drejtë. Nuk ka gjë për t’u mburrur në atë Kushtetutë nga pikëpamja shtetërore dhe sovraniste. Po s’duhet ta kërkojë shumë larg një prej fajtorëve madhorë përse ajo u ndryshua me “grabitje” nga partnerët tanë strategjikë.
Tani Ilir Meta ka zyrtarisht një problem me kushtetutën dhe burrnisht një problem me veten e tij. Komisioni I Venecias dha vlerësimin për veprimet e tij dhjetë mujore si President. E gjeti atë së paku tre herë në shkelje të Kushtetutës. Por, si njerëz që pavarësisht nga emri I komisionit, janë jurist me këmbë në tokë dhe jo në det, thanë se shkarkimin e Metës si President vërtet e ka në dorë parlamenti dhe Gjykata Kushtetuese, por “për hir të ruajtjes së raportit të balancës institucionale”, edhe mund të mos ta bëjnë këtë.
Me gjasë kështu do të kompleksojë socialistët. Ata tremben nga çdo telefon që nuk fillon me 00355. Por Iliri është burrë. Te Cim Peka para nja ca javësh, bëri një deklaratë që nesër mund të dalë heroike, ose qesharake. Këtë në dorë e ka vetë Iliri. I cili atë mbrëmje tek Syri, i shkeli syrin dorëheqjes: “Të thotë Komisioni I Venecias që Presidenti ka shkelur Kushtetutën dhe unë të rri President? Kurrë në botë! … Nëse shikoj se Komisioni I Venecias lobohet, do të iki përsëri. Unë i qëndroj deklaratave që kam thënë më përpara… Ia kam thënë këtë edhe Edi Ramës të parit…”
Mu kujtuan këto fjalë, ndërsa lexoja opinionin e Venecias që ia fuste atij këmbët në det dhe shikoja televizionet e lajmeve që citonin Tedi Blushin, që kishte ikur nga deti, kishte hequr rrobat e banjos, kishte veshur kostumin e zëdhënësit dhe bënte Ilir Metën. Dhe befas mendova me ankth: “Mos vallë Iliri ka frikë?”
Gjithsesi si një mik i tij i vjetër siç më quajti publikisht ca muaj më parë, thashë t’ia kujtoj çfarë ai ka thënë dhe për veten e tij ca javë më herët. Dhe të ikë.
Të ikë e të lirojë një vend që as nuk i takon dhe as nuk e deshi. Të ndajë mendjen ose të qëndrojë kokëkulur deri në 2022, ose të ikë kokëlartë aty ku ai e meriton. Mes kullave të dy Berishëve, atij të LSI dhe atij të PD. Të nisë betejën e tij politike sovraniste e “patriote”, me një parti të re apo të vjetër dhe ndërsa Lufton, të presë. Të presë me ankth e paranojë se çfarë kusuresh ia kanë mbajtur shënim, “grabitësit” e Kushtetutës, ata që s’ia varin më as kur çojnë në Tiranë nëpunës të shkallës së tretë që e zëvendësojnë në takime me ish-Ralfin e tij.
Por të paktën të ikë si burrë, që mban llafin dhe gjërave që thotë më parë. Ok, e di që e ka thënë te Syri dhe ka dhe një mundësi t’ia mveshë edhe këtë Cimit për “fake news”. Por Cimi ka fakt emisionin e tij. E ka online, Facebook, youtube e kudo. Ato fjalë nuk i thotë Cimi, por Iliri.
Dhe Iliri është burrë, unë e di. Ndaj ik Ilir! Të gjithë ne, jemi kapur tani pas fjalës tënde. Të paktën këtu, mos na zhgënje!
Të fundit




Kurti: S’kemi garanci për 61 vota, duhet provuar votimi i fshehtë
2 Korrik 2025, 21:58
Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor, jo të përhershëm?
2 Korrik 2025, 21:56
SHBA-ja pezullon disa ndihma ushtarake për Ukrainën
2 Korrik 2025, 21:40



Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës: Vjedhim që ta blejmë
2 Korrik 2025, 20:57
Qeveria hyn në tregun e naftës, Rama: Çmim të ri për konsumatorët
2 Korrik 2025, 20:43
OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer
2 Korrik 2025, 20:41


Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
2 Korrik 2025, 19:54
"Mund të shpërthejë në flakë"/ Ja pse nuk duhet të karikoni telefonin nën jastëk
2 Korrik 2025, 19:35




“Çmendet” moti në Gjermani, temperaturat arrijnë në 40°C
2 Korrik 2025, 18:22

"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
2 Korrik 2025, 17:59

Burgjet në Itali drejt kolapsit, shkalla e mbipopullimit një nga më të lartat në BE
2 Korrik 2025, 17:30



Arrestohet CEO dhe ish-drejtori i ‘Bankers Petrolium’ në Fier
2 Korrik 2025, 16:40
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre
2 Korrik 2025, 16:33

Përfundon rinumërimi i votave për qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi e PS humb mandatin
2 Korrik 2025, 16:07

Zjarri në landfillin e Inceneratorit të Elbasanit, Prokuroria nis hetimet
2 Korrik 2025, 15:34
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në një vend me vullkane aktive
2 Korrik 2025, 15:33

Theu arrestin shtëpiak dhe kanosi me thikë një person, arrestohet vlonjati
2 Korrik 2025, 15:09
Berisha takon zyrtarët e lartë në OSBE: Duhet qeveri teknike përpara se të jetë vonë
2 Korrik 2025, 14:59
BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040
2 Korrik 2025, 14:50
Evropa po digjet nga i nxehti/ Italia dhe Franca janë në gjendje alarmi maksimal
2 Korrik 2025, 14:36
Mediu: Mbrojtja Euroatlantike, detyra kryesore për sigurinë e Shqipërisë dhe rajonit
2 Korrik 2025, 14:36
Deklaratat kontradiktore të Moskës: A po prishet miqësia me Vuçiçin?
2 Korrik 2025, 14:21
'E humba betejën time': ngrohja e detit po vret peshkimin në Shqipëri
2 Korrik 2025, 14:08
Sekretet kimike që ndihmojnë në mbajtjen e mjaltit të freskët për kaq gjatë
2 Korrik 2025, 14:01

Danimarka merr vendimin historik, bën të detyrueshëm shërbimin ushtarak për gratë
2 Korrik 2025, 13:44
Apeli i GJKKO lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu
2 Korrik 2025, 13:30
Humbjet nga produktiviteti mund të ulin 1.3% të PBB-së si efekt i të nxehtit ekstrem
2 Korrik 2025, 13:21
Abuzoi me vajzën e tij të mitur, lihet në burg Zamir Meta
2 Korrik 2025, 13:04

Djegia e mbetjeve në Elbasan, Alizoti: Po helmojnë njerëzit dhe vjedhin paratë
2 Korrik 2025, 12:48
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar
2 Korrik 2025, 12:40
Qeveria e Ramës ka lindur nën shenjën e plehrave dhe kështu edhe do të përfundojë
2 Korrik 2025, 12:28
Shtrenjtohet çmimi i ujit në bashkitë e qarkut të Elbasanit
2 Korrik 2025, 12:13
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, çfarë po ndodh në Beograd?
2 Korrik 2025, 12:07
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
2 Korrik 2025, 11:54
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar
2 Korrik 2025, 11:49
Të enjten seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet
2 Korrik 2025, 11:36
Evropa po digjet nga valët e të nxehtit/ Çfarë është fenomeni i ‘kupolës termike’?
2 Korrik 2025, 11:26
Në kërkim nga Italia për vrasje, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë
2 Korrik 2025, 11:19
Situata me zjarret, në 24 orë u raportuan 28 vatra, 2 ende aktive
2 Korrik 2025, 11:13
Dosja “Buka”, shtyhet më 17 korrik seanca paraprake për Ahmetajn
2 Korrik 2025, 11:03


Baçi: Belinda Balluku dhe Ceno Klosi, “bandat” më të rrezikshme në Fier
2 Korrik 2025, 10:32
Dyshohet se abuzoi se*sualisht me vajzën e tij, mbërrin në gjykatë Zamir Meta
2 Korrik 2025, 10:21

Trump: Izraeli ka rënë dakord për armëpushim 60-ditor në Gaza
2 Korrik 2025, 10:01
Vazhdon zjarri në landfillin e Elbasanit
2 Korrik 2025, 09:51
‘Kujtimet nuk futen në tuba’: Një fshat në Mat i reziston valës së HEC-eve
2 Korrik 2025, 09:43
Datat që duhet të shënosh gjatë korrikut, ngjarje të rëndësishme do të ndodhin
2 Korrik 2025, 09:31
Shtyhet seanca për pretencën e Jorgo Goros
2 Korrik 2025, 09:24


Fermerët po braktisin kafshët për bletët, arsyet pse po rritet numri i koshereve
2 Korrik 2025, 08:54
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
2 Korrik 2025, 08:42

52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n
2 Korrik 2025, 08:27
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
2 Korrik 2025, 08:13
Mot i nxehtë, e mërkura vjen me temperatura të larta
2 Korrik 2025, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
2 Korrik 2025, 07:46


Zjarri në landfillin e Elbasanit, Cara: Vatra fiket dhe riaktivizohet në pak sekonda
1 Korrik 2025, 22:19




Golemi dhe Qerreti pa ujë në pikun e sezonit turistik
1 Korrik 2025, 21:09


BIRN: Brataj dhe Fevziu viktima të një ‘deepfake’ në Facebook
1 Korrik 2025, 20:44

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
1 Korrik 2025, 20:24



Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
1 Korrik 2025, 19:41
Akuzat për kartën bankare/ Meta: SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet!
1 Korrik 2025, 19:29