Flash News

KRYESORE

Sondazh/ Burrat VS Gratë; kujt i shkon më shumë kostumi në tapetin e kuq Zendaya-s apo Michael-it?

Në përgjithësi, vajzat janë shumë të apasionuara pas djemve që veshin kostume por kur gjininë femërore e shohim me kostum "burrëror" është komplet "heqje petulle" siç thonë djemtë në zhargon. Aktorja e famshme Zendaya dhe Michael B.Jordan duket se kanë shumë shije në veshje. Rastësisht, dy aktorët kanë bërë të njëjtën zgjedhje dhe ne nuk mund të zgjedhim dot kujt i rrinë më bukur. Aktorja e serialit “Euphoria” mori pjesë në festën e Harper’s Bazaar Icons gjatë Javës së Modës në New York të premten, 6 shtator. Ajo kishte veshur të njëjtin kostum gri të markës Berlut që Michael kishte veshur në festën e Oscars të Vanity Fair në shkurt. Fansat e kanë vërejtur menjëherë kërë ngjashmëri dhe kanë filluar të postojnë në Twitter se kujt i shkon më shumë? Ndër vajzat që njihet për përdorimin e shpeshtë të kostumeve është Blake Lively, e cila tashmë dihet për pasionin e saj që ka ndaj kostumeve dhe surprizon gjithnjë me stilin dhe kombinimin e tyre. Si duket, këtë stil po e përqafon dhe Zendaya e cila së fundmi ka filluar të përdorë shumë kostumet. Po ju kë pëlqeni më shumë? Zendaya-n apo Jordan-in e ri? Votoni më poshtë

Të fundit