Sot e ka në Parlament si pjesë e ‘opozitës së re’, kush është deputetja që Rama e denoncoi në “listën e zezë”

Dy vjet më parë, kryeministri Edi Rama denoncoi një listë me 100 emra zyrtarësh nga qytetarët si abuzues me detyrën dhe të korruptuar.

Shëndetësia ishte një ndër sektorët ku pati më shumë denoncime jo vetëm ndaj mjekëve dhe infermierëve, por edhe drejtuesve të spitaleve.

Nëse kthehemi pas në kohë, kujtojmë se pjesë e “listës së zezë” që Rama publikoi në profilin e tij në rrjetet sociale renditej edhe drejtoresha e Spitalit të Tepelenës në atë kohë, Ediola Braho.

Megjithatë, pavarësisht se Braho ishte në listën e zyrtarëve të denoncuar prej vetë Ramës si një prej zyrtarëve të denoncuar për korrupsion, sot ajo është bërë pjesë e Parlamentit, e dalë prej listave zgjedhore të LSI, pasi opozita dogji mandatet në fund të shkurtit.

Ediola Braho prej disa javësh është bërë pjesë e të ashtuquajturës ‘opozita e re’, ndonëse u përmend nga vetë kryeministri si një zyrtare e denoncuar për abuzime me detyrën.