Flash News

KRYESORE

"Sot ranë dorezat dhe maskat", Basha tregon hallin e Edi Ramës: Është i fiksuar dhe i tmerruar

"Sot ranë dorezat dhe maskat", Basha tregon hallin e Edi

Ndërsa komentonte tërheqjen e sotme të Ramës duke u vetëdeklaruar pro ndryshimit të sistemit, Basha tregon se halli më i madh i kryeministri janë koalicionet parazgjedhore me të cilat e ka të pamundur të fitojë.

“Diskutimi i sotëm nuk është për listat e hapura, por për koalicionet parazgjedhore. Rama ka frikë nga zgjedhjet”, është shprehur Basha ndërsa akuzon kreun e qeverisë për kapjen e çdo lloj institucioni.

Në momentin që nuk kontrollonte dot as komisionet zgjedhore ishte vetë zotëria e tij (Rama) që u tërhoq nga depolizitimi, sepse nuk donte depolitizim.

Njeriu që kontrollon sot qeverinë, gjysëmparlamentin, të gjitha bashkitë e vendit me përjashtim të kryebashkiakes së Shkodrës, policinë e shtetit, grupet kriminale, drogën, oligarkët, ekonominë, tenderat, PPP-të, koncesionet, kontrollon gjithçka në këtë vend, është kaq i tmerruar nga zgjedhjet, kaq i fiksuar me mbajtjen me çdokush dhe kundër vullnetit të shqiptarëve të pushtetit, kaq i vendosur të bëjë gjithçka për të ndalur të pandalshme, rotacionin politik në vend, sa që donte të hiqte edhe komisionerët e opozitës.

Frika dhe ankthi i Edi Ramës nga zgjedhjet e ardhshme është motivi i gjithçkaje që ka ndodhur në javët dhe muajt e fundit në Shqipëri.

Diskutimi i sotëm nuk është për listat e hapura. Diskutimi i sotëm është për koalicionet parazgjedhore të cilat prej fillimit të demokracisë kanë qenë përherë një realitet i pluralizmit politik i sanksionuar në Kushtetutë, i sanksionuar në Kartën Europiane të të Drejtave të Njeriut. E drejta për t’u bashkuar dhe bashkëpunuar në konklurimin politik. Ky është halli i vërtetë i Edi Ramës.

Sot ranë edhe dorezat, edhe maskat”, është shprehur Basha.

Të fundit