Flash News

KRYESORE

Sot rinis Champions League, Guardiola: Reali një kundërshtar i veçantë? Jam tifoz i Barcelonës

Sot rinis Champions League, Guardiola: Reali një kundërshtar i

Pas shkëputjes si pasojë e pandemisë së COVID, sonte do të rifillojë kompeticioni më i rëndësishëm europian për klube, UEFA Champions League.

Në stadiumin “Etihad” do të luhet ajo që shumë futbolldashës e quajnë "një finale e parakohshme", mes Manchester City-t dhe Real Madrid.

Blutë e Guardiolës do ta nisin përballjen me një avantazh pas fitores 1-2 në transfertë, ndërkohë që vetë tekniku është shprehur se nuk i frikësohet madrilenëve.

“Çdo situatë është ndryshe. Në këtë kompeticion paguan shtrenjtë çdo gabim. Jemi të vetëdijshëm se duhet të bëjmë diçka më shumë për të kaluar turin. Reali një kundërshtarë i veçantë? Jam tifoz i Barcelonës, me Realin jam përballur shumë herë. Jam i përqendruar në atë që duhet të bëjmë, dua të dërgoj këtë ekip në turin tjetër”, u shpreh Guardiola në konferencën për shtyp.

Ndërkoë, Reali nga ana tjetër nuk kanë ndërmend të dorëzohet, teksa Zidane shprehet se skuadra është në gjendje të mirë dhe se janë përgatitur për këtë përballje.

“Skuadra është mirë, jemi përgatitur për këtë takim. Jemi të vetëdijshëm se jemi në dizavantazh por për ne është një tjetër finale dhe do të provojmë të bëjmë një ndeshje të madhe. Nuk e di se çfarë do të ndodh, por jam i sigurt se do të jetë një ndeshje e bukur me dy ekipeve shumë të mira. Bale? Preferova të mos e grumbulloj, pjesa tjetër është mes meje dhe tij”, theksoi Zidane në konferencën për shtyp.

Të fundit