Flash News

KRYESORE

SPAK/ KLP merr në pyetje Ndini Tavanin, vrasja e Santos dhe dosjet e nxehta

SPAK/ KLP merr në pyetje Ndini Tavanin, vrasja e Santos dhe dosjet e nxehta

Kryetari i Shoqatës së Prokurorëve të Shqipërisë, por njëkohësisht edhe Prokuror në Njësinë Antikorrupsion në Tiranë, Ndini Tavani i cili është edhe një nga kandidatët për SPAK, është marrë sot në pyetje nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Ai është pyetur në lidhje me çështjet më të nxehta gjyqësore që ka hetuar. Njëra prej tyre është vrasja e bankierit Artan Santo, ku Tavani ka qenë pjesë e grupit hetimor.

Konkretisht prokurori Tavani është marrë me hetimin e veprimtarisë së punës së Bankës Credins ku ishte aksioner Santo si edhe transaksionet që janë bërë nga kjo bankë.

Pyetjet për të lidhen me cilësitë që do të sjell prokurori Tavani në SPAK, çfarë do të thotë SPAK në botëkuptimin e tij juridik dhe njerëzor etj.

Ndërkohë që komuniteti ndërkombëtar pyeti prokurorin Tavani se cila “është qasja juaj organizative e pare kur merrni ne dore një dosje?”.

Të fundit