Flash News

KRYESORE

Strazimiri: ‘Forca e ligjit’ aq sa pafuqia e policisë

Strazimiri: ‘Forca e ligjit’ aq sa pafuqia e policisë

Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri ka ironizuar me aksionin ‘Forca e Ligjit’ të ministrisë së Brendshme.

Përmes një postimit në rrjetin social Facebook, Strazimiri thotë se Hakiu, Fatmiri dhe sajmirët e Edi Ramës janë pafuqia e ligjit dhe policisë.

Postimi i plotë i Strazimirit

"Forca e ligjit" aq sa Pafuqia e Policisë!

Policia nuk po e gjen dot forcën për të arrestuar "sajmirët", "fatmirët" dhe "hakinjtë" e Partisë, dmth ata që kanabizuan Shqipërinë, që prodhojnë e shpërndajnë kokainë në gjysmën e globit me bazën më të sigurtë Shqipërinë!

"Hakiu", "Fatmiri" dhe sajmirët në përgjithësi nuk arrestojnë dot vetveten e as vëllezërit prej nëne apo prej Partie!

Hakiu, Fatmiri dhe sajmirët e Edi Ramës jane PAFUQIA e LIGJIT dhe POLICISË!

Të fundit