Flash News

KRYESORE

Suksesi ndërkombëtar i radhës për Rita Orën, numri ‘1’ në Gjermani

Këngëtarja e njohur Rita Ora, ka arritur një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare , pasi kënga ‘For You’ në bashkëpunim me këngëtarin Liam Payne, ka arritur në krye të klasifikimeve në Gjermani.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Rita nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’.

"Ne sapo arritëm numrin 1 në Gjermani! Faleminderit të gjithë fansave në Gjermani që e bënë këtë gjë të mundur", ka shkruar ajo.

Kënga 'For You', kolonë zanore e filmit "Fifty Shades Freed", ka arritur 55 milionë klikime në YouTube vetëm në 4 javë.

 

Të fundit