Flash News

KRYESORE

Sulmuesi i Shqipërisë nga ngre peshë: Maqedonia? Zgjodha zemrën e vendin tim

Sulmuesi i Shqipërisë nga ngre peshë: Maqedonia? Zgjodha

Sulmuesi i Shqipërisë, Taulant Seferi, dha një intervistë për kanalin e klubit të tij Xamax në lidhje me grumbullimin nga Shqipëria. Ai pranoi se nuk e mendonte aspak Maqedoninë e Veriut, pasi ka zgjedhur me zemër për kuqezinjtë.

“Ka qenë një kënaqësi të takoj lojtarët e kombëtares, ishte një eksperiencë e bukur për mua. Shpresoja të luaja, por varet nga trajneri. Grumbullimi për herë të parë në kombëtare do të mbetet një kujtim shumë i bukur për mua. Shpresoj të më ftojnë sërish në të ardhmen.

“Kam luajtur me moshat e Maqedonisë së Veriut, por dëgjova zemrën time dhe pranova ftesën e Shqipërisë. E respektoj Young Boys, por jam pjesë e Xamax dhe jam i përqendruar këtu. Ky është futbolli: jam profesionist dhe më duhet të jap maksimumin për klubin ku luaj”, ka përfunduar Seferi.

Të fundit