Flash News

KRYESORE

Sulmuesi shqiptar fiton betejën me koronavirusin: Testi doli negativ!

Sulmuesi shqiptar fiton betejën me koronavirusin: Testi doli negativ!

Valdrin Mustafa është me fal. Sulmuesi i Kosovës U-21 ishte i infektuar me koronavirus, por duket se tashmë e ka kaluar këtë sfidë të vështirë të jetës.

Sulmuesi i talentuar ka bërë testin e parë dhe ka dalë negativ. Tashmë i mbetet që për sigurinë e tij të bëjë edhe një test tjetër dhe të vijojë jetën e tij normalisht, ndonëse izolimi duhet të vazhdojë.

“Të dashur miq. Ju falenderoj të gjithëve nga zemra për të gjitha mesazhet tuaja, që në këtë kohë të vështirë më kanë dhënë forcë dhe shpresë mua dhe familjes time. Dua t’ju informoj gjithashtu që tani unë jam mirë dhe shpresoj që pas testit final që do ta bëj në ditët në vijim, do mund të tregoj që edhe këtë sfidë e mbarova me sukses”, shkruan Mustafa në faqet e tij zyrtare në rrjetet sociale.

Të fundit