Flash News

KRYESORE

Taulant Muka këshillon studentët në protestë: Shtoni edhe një kërkesë në listën tuaj, kanë frikë nga ju

Taulant Muka këshillon studentët në protestë: Shtoni edhe

Studiuesi Taulant Muka vijon të shprehë mbështetjen e tij ndaj protestës së studentëve, sot më të bashkuar në numër në krahasim me një ditë më parë. Ata protestojnë sërish para Ministrisë së Arsimit dhe kërkojnë përmbushjen e kërkesave të tyre, kryesisht për përmirësimin e kushteve në konvikte dhe uljen e tarifave.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Muka këshillon të rinjtë që nga sot të shtojnë një tjetër kërkesë në listën e tyre.

“Të gjithë politikanët dhe rektorët/dekanët të bëjnë publike diplomat e tyre, doktoraturat e tyre për të parë nivelin e tyre arsimor”, shkruan Muka, ndërsa i këshillon po ashtu që të largojnë çdo politikan që u afrohet në protestë.

“Rinia shqiptare tashmë po bashkohet nën një zë: Dije dhe arsim cilësor! Forca rinia, jemi të gjithë me ju!

Politikanët ju quajnë ngelësa dhe barrë për shoqërinë?! Sot do ju këshilloja të shtoni edhe një kërkesë në listën tuaj: të gjithë politikanët dhe rektorët/dekanët të bëjnë publike diplomat e tyre, doktoraturat e tyre për të parë nivelin e tyre arsimor. Shumica e politikanëve shqiptarë, që qeverisin dhe në opozitë, nuk kanë diploma, prandaj ata nuk e duan arsimin dhe dijen- prandaj nuk e duan rininë. Sot ata janë bashkë, sepse sot ata kanë frikë nga ju!

Por ju keni forcën e dijes me vete, një forcë që nuk e mposht asgjë! Largoni çdo politikan që ju bashkëngjitet në protestë, ata duan t'ju përdorin! Mos u ndalni në kërkesën tuaj për dije! Vetëm një universitet cilësor mund t’ju sigurojë një të ardhme prosperiteti! Sot jemi të gjithë me ju, ju jeni shpresa!”, shkruan Muka.

Të fundit