Flash News

KRYESORE

‘Të gjithë derrat kanë një turi’, Manjani: Pse duhet lexuar libri “Si manipulohen zgjedhjet”

‘Të gjithë derrat kanë një turi’, Manjani: Pse

Dje u promovua libri “Si manipulohen zgjedhjet” në ambientet e ‘Hotel Rogner’ ku të pranishëm ishin emra të rëndësishëm të botës së medias dhe politikës.

Një prej të pranishmëve ishte edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, sipas të cilit qëllimi i këtij libri është të kuptojmë se si autokratët e diktatorët e kohëve moderne transformojnë vullnetin e zgjedhësve.

“Ky është një manifest që ndihmon për mbajtjen ende në këmbë të demokracisë dhe zgjedhjeve të lira. Duhet lexuar mirë që të mbahet mend po aq mirë nga të gjithë. Qëllimi është të kuptojmë se si autokratët e diktatorët e kohëve moderne transformojnë vullnetin e zgjedhësve.

Ata që i bëjnë këto punë duhet të kuptojnë që u ka dalë boja. Të gjithë derrat kanë një turi.

Lexojeni këtë libër! Nuk është përmendur Shqipëria, por është aty. Në çdo rresht të këtij libri. Janë dy autorë britanikë që e kanë shkruar, por është POLITIKO dhe KAS që e ka sjellë në shqip, për ta bërë të lexueshëm nga masa e gjerë.

Fondacioni Konrad Adenuer bëri të mundur që ta sjellë në vëmendjen tonë këtë libër manifest. Bravo!”, shkruan Manjani.

Fondacioni gjerman ‘Konrad Adenaur’ dhe POLITIKO janë bërë bashkë për të sjellë në gjuhën shqipe këtë libër, që është një botim origjinal i Yale University Press me autorë Nic Cheeseman, Profesor i Demokracisë në Universitetin e Birmingham-it dhe  Brian Klaas, studiues i politikave globale në London School of Economics.

Të fundit