Flash News

KRYESORE

Teatri Kombëtar, reagon Albin Kurti: Kur shembet një monument kulture ndodh prej interesave të përkohshëm që lidhen me përfitimet e disave

Teatri Kombëtar, reagon Albin Kurti: Kur shembet një monument kulture

Për shembjen e Tetarit Kombëtar në Tiranë, ka reaguar dhe kryeministri në detyrë në Kosovë, Albin Kurti. Përmes një postimi në Facebook, Kurti shkruan se “kur shembet një monument kulture, kjo nuk ndodh si pasojë e një gjykimi të pjesshëm, që vjen prej shijes së veçantë të dikujt, por prej interesave të përkohshëm që lidhen me përfitimet e disave”.

Kurti ka mbështetur artistët shqiptarë ë kanë rezistuar dhe u bën thirrje duke u thënë që “ata që sot përfitojnë, nesër humbin, kurse ata që humbin, fitojnë.”

Reagim i plotë:

Ne duhet të jemi mbrojtësit e çdo cepi të kulturës sonë. Një pjesë e saj na është vjedhur nga pushtuesi serb – 1.200 artefakte kulturore të Kosovës. Një pjesë tjetër na është shtypur e ndrydhur nga diktatura e ideologji, na është sulmuar nga akademitë e fqinjëve, na është shitur e rrënuar prej paditurisë zyrtare a korrupsionit institucional.

Arkiva e një populli, kujtesa e tij, duhet të mbahet e paprekur nga regjimet. Kultura është krijuar nëpër historitë e regjimeve, por në thelb të saj është krijimtaria dhe aderimi i një populli.

Kur shembet një monument kulture, kjo nuk ndodh si pasojë e një gjykimi të pjesshëm, që vjen prej shijes së veçantë të dikujt, por prej interesave të përkohshëm që lidhen me përfitimet e disave.

I përshëndes dhe i mbështes tërë artistët dhe qytetarët e Tiranës që e mbrojtën kaq gjatë Teatrin Kombëtar. Kur ndodhin humbje, ngjarjen sa edhe vetë humbja, e shënon në histori rezistenca. Në rezistencë mësojmë, e meqë nuk i harrojmë ato mësime, ata që sot përfitojnë, nesër humbin, kurse ata që humbin fitojnë.

 

Të fundit