Flash News

KRYESORE

Tension në seancën për grupin e Shullazit, një prej të pandehurve i kërkon gjyqtares të japë dorëheqjen

Tension në seancën për grupin e Shullazit, një prej të

Edhe seanca e sotme për Emiljano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë është shtyrë. Sot ka pasur edhe debat mes të pandehurit Endrit Zela dhe gjyqtares Albana Boksi.

Zela akuzoi gjyqtaren se po i imponohet procesit.

 “Kam kërkuar dorëheqjen tënde, ti nuk na garanton një proces të drejtë dhe ligjor”, iu drejtua Zela gjykatëses.

I pandehuri Zela kërkoi gjithashtu avokatin Bledar Shanja i cili nuk është paraqitur në seancë për shkak të konfliktit të interesit që ka me gjyqtaren Boksi.

Gjithashtu avokatja e caktuar në këtë seancë Eralda Brahimasi u shpreh se nuk merr përsipër mbrojtjen e të pandehurit pasi është gjobitur më herët nga gjykata.

Kujtojmë se Emiljano Shullazi është ndaluar dhe arrestuar disa herë nga policia për kërcënime dhe armëmbajtje. Në nëntor të vitit 2011 ai u lirua nga burgu pasi kreu dënimin prej 7 vjetësh e 4 muaj burg për trafik droge. Për një kohë të gjatë ishte cilësuar si anëtari dhe si drejtuesi i një grupi kriminal që vepronte në rrugën e Kavajës në Tiranë.

Anëtarë të tjerë të bandës së Shullazit janë Pajtim Serjani, Ervin Ferhati, Artan Allushi, Erges Ymeri, Artan Shabani, Selfo Driza, Ermal Gogu, të gjithë të arrestuar.

Të fundit