Flash News

KRYESORE

Tërmetet shkatërrimtare që tronditën Shqipërinë ndër vite; Më i forti shkaktoi 400 viktima

Tërmetet shkatërrimtare që tronditën Shqipërinë

Shqipëria ndodhet në zonën e kuqe, duke e klasifikuar në mesin e vendeve me risk më të lartë nga lëkundjet sizmike.

Vendi ynë është cilësuar si sizmik dhe renditet e 43-ta në botë për rrezikun nga tërmetet. Megjithatë, historia ka treguar se ndër vite janë shënuar tërmete me fuqi shkatërrimtare, në disa raste edhe duke marrë jetë njerëzish.

Tërmeti më i fortë në Shqipëri ka qenë ai i 1851-shit në Berat duke shkaktuar 400 viktima, ashtu si edhe ai i Shkodrës me 8 ballë, ku humbën jetën 40 persona.

Disa nga rastet:

1851, 17 Tetor

Rrethi i Beratit goditet nga një tërmet i fuqishëm me pasoja të rënda. Mbi 400 të vdekur dhe shkatërrime të shumta në ndërtesa. Plasaritje të mëdha, rrëshqitje toke dhe pluhur me squfur.

1967, Nëntor 30

Librazhd-Dibër, 6.6 ballë. Dëme të mëdha në 13 lokalitete dhe 177 fshatra. Së bashku me Maqedoninë e prekur nga tërmeti, raportohen 6,336 ndërtesa të shkatërruara. Raportohet për 12 të vdekur dhe 174 të plagosur.

1976, Prill 15

Tërmeti 8 ballë godet Shkodrën, duke shkaktuar viktima dhe dëmtime të mëdha. Fatkeqësisht, 40 persona humbën jetën në Shkodër-Lezhë. U dëmtuan 17 118 shtëpi e objekte social-kulturore.

Roskovec, më 17 nëntor 1982 duke u ndjerë tërmeti edhe në Fier, Librazhd e Berat, ku u shkatërruan 16 534 ndërtesa, u vra 1 person dhe 12 te plagosur.

Tiranë më 7 janar 1988, u dëmtuan 2083 shtëpi, kryesisht në fshatrat Arbanë dhe Petrelë

Në 2018, tërmeti me magnitudë 5.1 me epiqendër 30 km në veriperëndim të Tiranës, në Gjirin e Lalzit. Pasojat, dhjetëra banesa të dëmtuara.

21 shtator 2019, 5.8 ballë i shkallës rihter me efekte dëmtues kryesisht në Durrës dhe Tiranë. Mbi 500 godina e banesa të dëmtuara dhe është cilësuar si tërmeti më i fortë në 30 vitet e fundit.

Të fundit