Flash News

KRYESORE

Tërmeti ‘lëkund’ Tiranën, sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra këtë herë

Rikthehet paniku nga tërmeti në Tiranë.

Rreth orës 10.10 minuta një tërmet me magnitudë 3.6 ka ‘lëkundur’ kryeqytetin për disa sekonda.

Sipas të dhënave të para, epiqendra ka qenë 23 km larg Tiranës dhe me thellësi 10 km.

Deri tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.

 

Kujtojmë se më 21 shtator vendi, kryesisht Durrësi, Tirana, Fushë Kruja dhe Elbasani u prekën nga tërmeti 5.8 ballë i shkallës rihter me epiqendër në detin Adriatik.

Pasojat ishin të konsiderueshme materiale, ndërsa pati edhe të lënduar në njerëz.

Të fundit