Flash News

KRYESORE

Thaçi akuzon BE-në: Ka standarde të dyfishta, shikoni si sillet me Serbinë dhe me ne

Thaçi akuzon BE-në: Ka standarde të dyfishta, shikoni si sillet

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kritika për Bashkimin Evropian, që sipas tij po vepron me dy standarde. Ai merr si shembull qëndrimin e Serbisë, që anon nga Moska, e për më tepër mohon krimet e luftës në Kosovë.

Në konferencën e organizuar nga Instituti “Lindje-Perëndim” në Berlin, ku u diskutua për bisedimet Prishtinë – Beograd, ai u shpreh se Serbia e ka mendjen nga Rusia.

“Pikërisht kur po mbahej samiti i NATO-s në Londër, presidenti i Serbisë udhëtoi për në Rusi. Ky është mesazh për orientimin e Serbisë. Po ashtu, gjatë ditës së djeshme kemi dëgjuar deklarata nga liderët serbë, duke i mohuar krimet dhe gjenocidin në Kosovë”, tha ai.

Presidenti kosovar shtoi se vendi i tij duhet që të marrë liberalizimin e vizave sa më shpejt të jetë e mundur dhe hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të bëhet në të ardhmen e afërt.

"Bllokimi i negociatave ishte mesazh i keq për gjithë Ballkanin Perëndimor. BE-ja ka standarde të dyfishta. Ndërsa Kosova bllokohet në liberalizim dhe Maqedonia me Shqipërinë bllokohen në hapjen e negociata, Serbisë i premtohet hapje e kapitujve të rinj. Shohim pra që ata që shpërblehen janë ata që shantazhojnë BE-në me raportin me Rusinë”, tha ai.

Të fundit