Flash News

KRYESORE

Thaçi: Reçaku ishte masakër e jo ngjarje, me Bosnjën kemi përjetuar gjenocid

Thaçi: Reçaku ishte masakër e jo ngjarje, me Bosnjën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi vizitoi Reçakun me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, ku përkujtoi Masakrën e 1999-ës të shkaktuar nga ushtria serbe.

Në Twitter ai reagoi edhe ndaj Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, që e quajti ‘ngjarje’ krimin e ndodhur në Reçak.

“Në ditën ndërkombëtare të përkujtimit të gjenocidit, mesazhi im nga Reçaku për burokratët e relativizmit ishte i qartë: Reçaku ishte masakër dhe jo ‘ngjarje’. Kosova dhe Bosnja kanë përjetuar gjenocid dhe jo konflikt civil. Drejtësia do të triumfojë, dhe jo gënjeshtrat, mohimet dhe çmimet e rreme të Nobelit”, shkroi Thaçi në Twitter.

Edhe ambasada e Zvicrës e ajo e Britanisë së Madhe reaguan pas deklaratës së bërë nga presidenti Aleksandar Vuçiç, që e quajti masakrën e Reçakut, një trillim.

Të fundit