Flash News

KRYESORE

Tiranë/ Punonte në godinën e një shkollë, bie nga lartësia 57-vjeçari

Tiranë/ Punonte në godinën e një shkollë, bie nga

Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën mesditën e sotme në Tiranë.

Sipas policisë, 57-vjeçari ka rënë nga lartësia e godinës së një shkolle ku po punonte dhe ka gjetur vdekjen.

“Sot, me datë 29.01.2020, rreth orës 13:15, në rrugën ” e Kastriotëve” duke punuar , tek godina e një shkolle aksidentalisht ka rënë nga lartësia shtetasi E.L, 57 vjeç, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, sqaron paraprakisht policia.

Të fundit