Tradita e Shkodrës sjell ‘festën e shegës’, panair për promovimin e territorit në Anën e Malit

Në Njësinë Administrative Ana e Malit, Bashkia e Shkodrës ka organizuar “Festën e Shegës”. Kjo festë tradicionale organizohet për të tretin vit radhazi. Në panair promovohen

vlerat e banorëve dhe territorit, duke sjellë në vëmendje tradita më të hershme dhe të kultivuara në vite.

Ky panair krijon mundësi jo vetëm për promovim të produkteve të zonës, në veçanti shegën, por edhe bashkëbisedim me njerëz e turistë që marrin pjesë nga njësitë e tjera.