Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Tri orë në Prokurori, Dvorani komenton videon e Metës: Dhashë shpjegime jo prova, këto çështje nuk bëhen me filma e seriale
Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani ka folur për mediat lidhur me shpjegimet që ka dhënë sot pasi u thirr nga Prokuroria e Tiranës, sa i takon kallëzimit që ka bërë ndaj tij presidenti Ilir Meta.
Dvorani tha se sot ka dhënë shpjegime dhe jo prova.
“Për këtë situatë ka në rrugë institucionale, Prokuroria do të bëjë verifikimin dhe më pas do ta gjykojë gjykata nëse është vendi për t’ja çuar asaj. Kam dhënë shpjegime sepse nuk ka nevojë për prova deri tani dhe më pas janë prokurorët që do e vlerësojnë. Mirë do bëjnë t’ i kryejnë deri në fund”, tha Dvorani.
I pyetur lidhur me videon e publikuar dje nga presidenti i cili e akuzon se ka të dhënë komprometuese për ushtrimin e detyrës si kreu i KED, Dvorani tha se këto çështje duhet të trajtohen në rrugë institucionale dhe jo me filma e seriale.
“Unë nuk mund të flas me detaje se hetimi nuk zhvillohet në media, por në këtë godinë. Kam dhënë detajet të faktit si ka ndodhur dhe përse.
Institucionalet funksionarët kushtetues, ata publikë nuk i shtrojnë çështjet ligjore e problemet me produkte artistike, me filma seriale, por këto çështje të trajtohen në rrugë ligjore”, tha kreu i KED.
Meta e ka kallëzuar Dvoranin për dy vepra penale “Shpërdorim detyre” dhe “përvetësim i titullit apo i detyrës shtetërore”.
Dje, ishte Meta në prokurori, ku u thirr për të dhënë shpjegime edhe presidenti Meta.
Pas rreth një ore, presidenti tha se ka dhënë shpjegime plotësuese, ndërsa apeloi Prokurorinë që të vijojë procesin pa presione politike.
Edhe në ditët në vijim, pritet të thirren nga Prokuroria edhe anëtarë të tjerë të KED , Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, apo Vitore Tusha, kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese.