Flash News

KRYESORE

Tritan Shehu: Qeveria spekulon me një financim te Bankës Botërore dhe e shpërdoron

Tritan Shehu: Qeveria spekulon me një financim te Bankës Botërore

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka akuzuar qeverinë Rama se po spekulon me një financim të Bankës Botërore dhe nga ana tjetër e shpërdoron atë. Pëmres një postimi në Facebook, Shehu shkruan se Banka Botërore i ka akorduar shëndetësisë sonë 15 milionë dollarë për këtë qëllim, shifër kjo së paku 10 herë nën nevojën emergjente të sistemit, që duhet të garantohet nga Shteti.

Sipas tij, edhe ky fond minimal po keqpërdoret për arsye “propagandistike”, duke e ndarë atë në “1000 copa” e humbur kështu efikasitetin e tij.

Postimi i plotë:

Qeveria spekullon me nje financim te Bankes Boterore dhe e shperdoron!

Ndersa Shqiperia eshte nder te paktat vende ne Bote pa nje financim te destinuar, transparent per sistemin shendetesor ne perballje me Covid, Qeveria kerkon te perdori si “makiazh” edhe ate fond minimal te Bankes Boterore duke e thermuar ate.

Banka Boterore i ka akorduar shendetesise sone 15 M $ per kete qellim, shifer kjo se paku 10 here nen nevojen emergjente te sistemit, qe duhet te garantohet nga Shteti.

Fatkeqesisht edhe ky fond minimal po keqperdoret per aresye “propagandistike” duke e ndare ate ne “1000 copa” e humbur keshtu efikasitetin e tij.

Degjova komunikimin per perdorimin e kesaj shume: qe nga testimi i popullesise e sigurimi i maskave per ate, tek mjetet mbrojtese te sistemit shendetsor, forcimi i strukturave shendetesore perfshi e reanimacionet, aparaturat e avancuara, etj etj, te laboratoret....!

Sikur ky financim te ishte se paku 200 M $.

Qesharake kjo, thjesht per “makiazh” te nje gjendje tragjike te sistemit tone shendetesor, kur mungon pothuajse gjithecka nga mbrojtja e personelit tek kondicionimi i Spitaleve Covid ne keto dite te nxehta, nga testimet e deri te pajisjet e domosdoshme.

Ne fund dicka: kishin shkruar edhe laboratoret, per cilet e kane fjalen?

Sepse ato te Kujdesit Paresor u sakrifikuan per ate Check ap qe nuk e di nqs vazhdon te paguhet akoma, ndersa ato spitalore jane dhene me PPP!

Të fundit