Flash News

KRYESORE

Triumfojnë Barcelona e Liverpool, me një këmbë në gjysmëfinale

Triumfojnë Barcelona e Liverpool, me një këmbë në

Pas fitoreve ndaj Romës dhe Manchester City-t, Barcelona dhe Liverpool kanë hedhur një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinales së ‘Champions League’.

Katalanasit dyfishuan rezultatin pas një autogoli të Daniele de Rossi dhe një autogoli të Manolas, ndërsa goli i Pique i dërgoi shifrat në 3-0.

Reagimi i italianëve nuk mungoi, pasi Dzeko ngushtoi rezultatin, ndërsa goli i Suarez tre minuta nga fundi "vulosi" rezultatin përfundimtar 4-1.

Ndërkohë, Liverpool mundi Manchester City-n me rezultatin 3-0, një takim që u vendos në 45 minutëshin e parë.

Ishte Mohamed Salah që shënoi në minutën e 12-të, ndërkohë dyfishimi erdhi nga Chamerlain që shënoi tetë minuta më vonë, kurse i treti u shënua nga sulmuesi tjetër i Liverpool, Sadio Mane.

 

Të fundit