Flash News

KRYESORE

Trump pret Erdogan, diskutojnë për marrëveshje tregtare me vlerë 100 miliardë $

Trump pret Erdogan, diskutojnë për marrëveshje tregtare me

Presidenti i SHBA-së Donald Trump takoi homologun e tij turk Rexhep Taip Erdogan në Uashington, ndërsa qëllimi i takimit mes të dyve ishte sheshimi i përplasjeve të fundit. Kreu i shteti amerikan ka qenë kundër politikës së ndjekur nga Erdogan për Sirinë, si edhe kundër blerjes së një sistemi rus të mbrojtjes ajrore.

"Kemi qenë miq për një kohë të gjatë, pothuajse që në fillim. Ne i kuptojmë vendet e njëri-tjetrit. I kuptojmë pozitat e njëri-tjetrit. Ata janë shumë të respektuar në vendin e tyre dhe në gjithë rajonin”, tha zoti Trump për presidentin Erdogan dhe bashkëshorten e tij, Emine nga Zyra Ovale.

Zëdhënësi i presidentit Erdogan, Fahrettin Altun, shkroi në Twitter se Turqia ka qenë e qartë për arsyet e blerjes së raketave ruse.

"Nevoja e Turqisë për një sistem mbrojtjeje me raketa është urgjente. SHBA-ja duhet ta pranojë këtë dhe të mos lejojë dëmtimin e marrëdhënies tonë. Pjesëmarrja e Turqisë në programin e avionit F-35 është jetësore për partneritetin tonë të mbrojtjes".

Trump shtoi se të dyja palët do të flisnin gjithashtu për një marrëveshje të mundshme tregtare me vlerë 100 miliardë dollarë.

Të fundit