Flash News

KRYESORE

U inaugurua në 2 qershor, eksperti i Shëndetësisë në PD: Spitali Covid 4, një mashtrim i Edi Ramës për propagandë, është i mbyllur

U inaugurua në 2 qershor, eksperti i Shëndetësisë në

Eksperti i Shëndetësisë në PD, Gazment Koduzi deklaron nga ambientet e spitalit Covid 4, ish-Universitetit Kristal, i inauguruar më 2 qershor deklaron se ka qenë vetëm propagandë e qeverisë Rama, pasi sot vijon të jetë i mbyllur.

Në një deklaratë për mediat, eksperti thotë se Qeveria dështoi me menaxhimin e situatës së Covid 19 dhe se shqiptarët kanë nevojë urgjente për kujdes shëndetësor në këtë kohë pandemie.

“Dështoi në marrjen e masave për mospërhapjen e këtij virusi në popullatë, por aq më tepër në institucionet shëndetësore.

Qeveria dështoi në rritjen e numrit të testimeve dhe në kohën e fundit rriti numrin e tyre tek 500 por pa plotësuar të gjithë nevojat që kanë qytetarët shqiptarë për t’u testuar dhe me këto masa qeveria tregoi që nuk ka një strategji, që e ka lëshuar situatën në rënie të lirë.

Qeveria në vend që sakrificën e njerëzve që bënë gjatë 3 muajve karantinim ta kthente në investim në sistemin shëndetësor për ta përballuar më mirë këtë situatë, qeveria u mor me propagandë, me tendera korruptivë dhe një nga veprat e propagandës së Edi Ramës është prapa meje, ish-Universiteti Kristal, i cili sipas Edi Ramës u kthye në Spitalin Covid 4 më 2 qershor dhe u inaugua me propagandë të madhe por që ishte një mashtrim për shqiptarët.

Sot shqiptarët kanë nevojë për kujdes shëndetësor më të specializuar dhe më cilësor dhe kjo godinë është e mbyllur. Edi Rama nuk i ka dëgjuar këshillat e ekspertëve të Partisë Demokratike apo edhe të pavarur për masat që duhet të marrë për të përballuar këtë situatë, por vetëm është tallur me to.

Përgjegjësi kryesor i situatës në të cilën ndodhen qytetarët shqiptarë, është vetëm Edi Rama”, u shpreh eksperti i PD.

Të fundit