Flash News

KRYESORE

Vakancat/ Presidenti Meta kundër KED, bllokon Gjykatën Kushtetuese

Vakancat/ Presidenti Meta kundër KED, bllokon Gjykatën Kushtetuese

Presidenti Ilir Meta  ka bllokuar përkohësisht ringritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Ai i ka dërguar një letër kryetari të Kuvendit, Gramoz Ruçi ku i kërkon që të pezullojë procesin e zgjedhjet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në letrën e tij, kreu i shtetit shkruan  se procesi duhet që të pezullohet deri në momentin kur presidenti të ketë mundësi që të propozojë një emër të ri për në Kushtetuese.

Meta mban qwndrimin se ai nuk mund të emërojë dy kandidatë njehërazi, pasi i dyti në radhë emërohet nga Kuvendi dhe më parë një tjetër nga Gjykata e Lartë.

“Në nenin 179 pika 2 të Kushtetutës, përcaktohet: Anëtari i parë për t’u zëvendësuar në Gjykatën Kushtetuese emërohet nga Presidenti i Republikës, i dyti zgjidhet nga Kuvendi dhe i treti emërohet nga Gjykata e Lartë. Kjo radhë ndiqet për të gjitha emërimet që do të bëhen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji”, vijohet në letër.

Presidenti thekson se edhe pse shqetësimi mbi mënyrën dhe kohën sesi do të paraqiteshin listat e kandidatëve nga KED përkundrejt organeve të emërtesës, është shprehur më parë nga Presidenti, sërish Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nuk e ka respektuar këtë detyrim kushtetues.

Presidenti shpjegon qëndrimin e tij.

“KED-ja me përcjelljen e njëkohshme të listave të kandidatëve për plotësimin e të dy vakancave që i përkasin Presidentit të Republikës, e ka vendosur Institucionin e Presidentit të Republikës në vështirësi, duke u përpjekur të krijojë një gjendje fakti ku Presidenti sipas KED-së do të duhet të shprehet brenda afatit ligjor 30-ditor edhe për emërimin e gjyqtarit tjetër për plotësimin e vakancës tjetër, eventualisht përpara se Kuvendi të shprehet për emërimin e gjyqtarit të dytë kushtetues”.

Të fundit