Flash News

KRYESORE

Vasili: 21 janari nuk ka drejtësi, sepse Rama vrau reformën!

Kryetari i Grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, ka lëshuar të tjera akuza ndaj qeverisë dhe kreut të saj Edi Rama.

Më rastin e përkujtimit të 21 janarit 2011, kur në Bulevardin e Tiranës u vranë katër protestues, Vasili shkruan në Facebook:

Kryeministri armiku publik i vetem i reformes ne drejtesi.

Sot ne 21 janar nuk ka drejtesi sepse kryeministri e vrau reformen ne drejtesi, rivrau idealin e drejtesise se barabarte dhe varrosi cdo iluzion se ai e donte reformen ne drejtesi.

Reforma ne drejtesi filloi hapur kapjen me 69 votat e kryeministrit per prokurorin e pergjithshem.

Rregullorja e parlamentit e propozuar nga kryeministri per te penguar haptas ndjekjen penale ata, qe akuzohen per korrupsion e trafiqe ishte prove pa koment se kryeministri rrenoi drejtesine e paanshme dhe te barabarte per te gjithe.

Lista e manipuluar e kandidateve per KLP dhe KLGJ, qe sherbetoret e tij e bene me zell te shfrenuar, ishte degradimi juridik e moral i reformes ne drejtesi nga kryeministri.

Votimi kunder arrestimit te ish.ministrit te brendshem ishte shpartallimi perfundimtar i hipokrizise zemershqyer te kryeministrit me reformen.

Ndaj sot reforma ne drejtesi ka qartazi armikun publik te vetem te saj.... kryeministrin..... po po vetem ate.

Të fundit