Flash News

KRYESORE

Vdekja e efektives Zafire Hasanaj, Ambasada Amerikane: Ne nderojmë sakrificën e saj

Vdekja e efektives Zafire Hasanaj, Ambasada Amerikane: Ne nderojmë

Për vdekjen e efektives Zafire Hasanaj gjatë një misioni të NATO-s në Letoni, ka reaguar dhe Ambasada Amerikane.

Në faqen zyrtare, Ambasada shkruan se nderon sakrificën e të ndjerës.

“Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllime për familjen dhe miqtë e Zafire Hasanaj, ushtaren e vrarë sot në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni dhe i urojmë shërim të shpejtë dy ushtarëve shqiptarë të plagosur. Ne nderojmë sakrificën e saj”, shkruhet në njoftim.

Kujtojmë që Hasanaj ndërroi jetë sot, si pasojë e shpërthimit të një mine gjatë misionit të NATO-s në Letoni. Nga shpërthimi i minës u plagosën edhe Major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj, të cilët aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit