Flash News

KRYESORE

Vendimi për çeljen e bisedimeve, Rama 'harron shuplakën': Fjala e fundit nuk është thënë ende

Vendimi për çeljen e bisedimeve, Rama 'harron

Kryeministri Edi Rama ka dalë me një video-mesazh në Facebook, para dhënies së vendimit për çeljen e bisedimeve për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nga Këshilli Evropian.

Sipas Ramës, edhe pse deri tani është përfolur për vende skeptike sa i takon ‘po-së’ për Shkupin e Tiranën, sërish thekson se fjala e fundit nuk është thënë ende.

“Shumica e shteteve anëtare duan çeljen e negociatave pa kushte, edhe me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjermania ka zgjedhur një pozicion të ndrysëm nga shumica, e ka lidhur po-në me disa kushte të arsyeshme për ne, për të afruar Francën dhe dy a tri vendet tjera që deri më sot janë në pozicion  të pafavorshme lidhur me pritshmërinë tonë.

Franca dhe dy a tre vende, nuk kanë dale ende ne pozicion përfundimtar. Nuk është e pamundur që të pranojnë vendim kompromisi”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, Macron ka një vizion publikisht të shpallur për një reformim të thellë të unionit, para zgjerimit.

“Ai nuk është i gatshëm të shtyjë integrimin e Ballkanit Perëndimor, pa shtyrë më parë reformimin e vetë unionit. Kjo qajse e përputhur nga qasja e po-së për celjen e negociatave, por ka shumë rëndësi të kuptohet se nuk është qasje kundër Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, apo perspektivës së Ballkanit Perëndimor në tërësi.  Asgjë nuk përjashtohet deri në minutën e fundit dhe askush nuk dihet të harrojë se shumë “patate të nxehta” në tryezën e BE, që nga Brexit, Siria që do diskutohet në një ditë, në 18 tetor.

Fjala e fundit nuk është thënë ende. Përpjekjet intensive të këtyre ditëve, deri në mbledhjen e Këshillit të Unionit, synojnë të përputhin qëndrimin e dy anëve në pritje të një rezultati bisedimesh mes Gjermanisë dhe Francës që janë kyç. Në atë Këshill vendimet merren me konsensus, një jo rrëzon po-në e gjitha tjerëve.

Di me siguri se vendimmarrja e 18 tetorit s’ka lidhje me cfarë kemi bërë ose jo ne për të merituar po-në.

Ka lidhje me çfarë duan apo jo të bëjnë ata anëtarë të unionin me reformat e BE dhe me metodologjinë e negociatave. Cilido qoftë reforma e BE nuk duhet të pengojë Shqipërinë e MV të vazhdojë reformat e tyre, falë procesit të negociatave.

Kemi bërë më shumë se detyrat e shtëpisë, për të cilat komisioni i ka rekomanduar këshillit celjen e negociatave pa kushte, kapërcyem pengesën e Budestagut, edhe si pasojë e planit politike kundër negociatave të opozitës janar-qershor. Gjermania është avokati ynë i madh në këtë proces shumë të komplikuar. Cilido vendimi i Këshillit Europian dita do jetë vazhdimi i natyrshëm i kësaj përpjekje historike drejt Europës për fëmijët tanë, jo për Brukselin, Parisin apo Bashkimin Evropian”, u shpreh Rama.

I drejtohet anglisht, Rama fajëson sërish Europën: Pas dy javësh ndoshta marrim ‘shpullën’ tjetër, kjo s’është e drejtë

Të fundit