Flash News

KRYESORE

Venecia diskuton sot për ‘Kushtetuesen’, Meta: Shpresoj që të ruajë integritetin e saj

Venecia diskuton sot për ‘Kushtetuesen’, Meta: Shpresoj që

Presidenti Ilir Meta ka komentuar seancën e sotme të Komisionit të Venecias, e cila ka në fokus Gjykatën Kushtetuese.

Sipas Metës, në një komunikim me gazetarët nuk pret opinionin e Venecias për të qenë i ndërgjegjshëm për aktet e tij.

“Nuk kam pritur verdiktin e Venecias për aktet që kam kryer si president se kam respektuar Kushtetutën. Nuk pres të dëgjoj konkluzionet e venecias për të qenë i ndërgjegjshëm për aktet e mia, shpresoj që Venecia të ruajë integritetin e saj”, u shpreh Meta.

Në opinionin paraprak, Komisionit të Venecias për konfliktin mes shumicës socialiste dhe presidentit Ilir Meta për emërimet në Gjykatën Kushtetuese vlerëson se veprimet e kreut të Shtetit, për këtë çështje, janë përgjithësisht në përputhje me një interpretim të arsyeshëm të Kushtetutës.

Të fundit