Flash News

KRYESORE

Video/ Gafa e Hajdarit: "Të hënën humbën jetën 3 ushtarakë shqiptarë në Letoni". Korrigjohet nga deputetët e PS-së

Video/ Gafa e Hajdarit: "Të hënën humbën jetën 3

Deputetja Rudina Hajdari, sot ka bërë një gafë teksa kërkoi një minutë heshtje për ushtaraken e ndjerë Zarife Hasanaj.

Mirëpo, Hajdari nuk e ka ditur se bëhet fjalë vetëm për një të rënë në krye të detyrës dhe jo pë tre, siç u shpreh ajo.

“Zoti kryetar, ditën e hënë humbën jetën 3 ushatrakë shqiptarë në Letoni gjatë misionit të NATO-s...”, u shpreh Hajdari.

Me ndërhyrjen e deputetëve të PS-së nga salla, Hajdari sërish këmbënguli “mund t’jua them emrat”.

Por pasi u sqarua nga kolegët se bëhet fjalë për dy të tjerë të plagosur, Hajdari tha, “Dy të tjerë janë plagosur... dakord. Do i kërkoja Kuvendit të Shqipërisë një minutë heshtje për Zarife Hasanaj, lindur në Bajram Curr, Tropojë”.

Kujtojmë që ngjarja ndodhi kur një grup ushtarësh shqiptarë po punonin për asgjësimin e municioneve dhe lëndëve plasëse në Letoni. Zarife Hasanaj, ushtarake në Forcat e Armatosura të Shqipërisë humbi jetën, ndërsa u plagosën edhe komandanti i kontigjentit, Major Klodian Tabushi dhe Rreshter Julian Kapaj.

Të fundit