Flash News

KRYESORE

Meta: Shtyrja e zgjedhjeve e domosdoshme, Rama e di se nuk kam frikë nga asgjë

Meta: Shtyrja e zgjedhjeve e domosdoshme, Rama e di se nuk kam frikë nga

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, doli sërish në konferencë për shtyp pas akuzave të bëra se ai ka shkelur Kushtetutën e vendit. Kreu i Shtetit e bëri të qartë se ai mori vendimin për zhdekretimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, me qëllim që të shmangte konfliktin civil. Ai flet para mediave një ditë pasi socialistët nisën procedurat për shkarkimin e tij.

“Vendimi për shtyrjen e zgjedhjeve është i domosdoshëm. unë mora vendimin e duhur dhe shmanga konfliktin civil. Zgjedhje do të ketë në një datë tjetër. Palët duhet që të ulen e të lexojnë me kujdes vendimin. Kushteta nuk e përcakton datën e zgjedhjeve. Edhe më parë janë shtyrë zgjedhjet e nuk është shkelur Kushtetuta”, tha Meta në konferencë për shtyp.

I pyetur nga gazetarët nëse lëvizja e tij lidhet me frikën e mundshme nga SPAK, Meta u përgjigj se nuk ka frikë nga asgjë.

"Kam unë frikë? Rama e di që unë nuk kam frikë nga asgjë, pastaj e di ambasada amerikane. Unë kam frikë vetëm nga përgjegjësia që kam para popullit në detyrat që unë kam. Populli duhet ta dijë që reforma në drejtësi nëse u miratua me konsensus dhe nëse ka rekomandimin për negociatat e ka nga lufta që unë kam bërë për ta miratuar reformën", tha Meta.

Të fundit