Flash News

KRYESORE

Video/ PD bën bilancin e 5 viteve të Ramës: Një Shqipëri më e varfër e më larg Europës!

Video/ PD bën bilancin e 5 viteve të Ramës: Një

Partia Demokratike, përmes një video të publikuar në rrjetin social Facebook, ka bërë një bilanc të qeverisjes aktuale në këto 5 vitet e fundit.

PD e pagëzon videon në fjalë si një vështrim të 5 viteve të qeverisë së rrënimit të shqiptarëve, duke ju referuar kryesisht ngjarjeve të bujshme kriminale të viteve të fundit si dhe skandalet me tenderat.

“Një vështrim të 5 viteve të qeverisë së rrënimit të shqiptarëve përmes vjedhjes së pasurive publike, lejimit të trafikut të drogës e kanabizimit të vendit, korrupsionit me taksat dhe PPP-të, ministrave të kapur nga krimi i organizuar, pastrimit të parave me shembjen e Teatrit Kombëtar dhe vjedhjes së tenderave si ai i Unazës së Re me parajsa fiskale! Një Shqipëri më e varfër e më larg Europës!”, shkruhet në faqen e Partisë Demokratike në rrjetin social Facebook.

 

Të fundit