Flash News

KRYESORE

Video/ Prindi i zemëruar debat me Boris Johnson në spital: Këtu s’la mjekë mjaftueshëm, vini për të dalë në kamera

Video/ Prindi i zemëruar debat me Boris Johnson në spital: Këtu

Një takim i kryeministrit britanik Boris Johnson nuk ka shkuar ashtu siç ishte parashikuar.

Ndërsa po vizitonte Spitalin Universitar Whipps Cross në veri-lindje të Londrës, u përball me një prind, i cili gjatë debatit nuk e fshehu zemërimin e tij për shërbimin mjekësor.

Sipas tij, e bija për pak humbi jetën, për shkak të shërbimit “të shkatërruar” mjekësor në spitalet angleze.

“Nuk ka njerëz të mjaftueshëm në këtë repart, nuk ka mjekë të mjaftueshëm, nuk ka infermiere të mjaftueshme. Shëndetësia është shkatërruar dhe tani ata ju vijnë këtu për të dalë para kamerave”, shprehet prindi i revoltuar, ndërsa kryeministri i thotë se ishte aty për të mësuar rreth situatës por burri i përgjigjet: “A nuk është pak vonë? Vite dhe vite e vite të shkatërrimit të Shëndetësisë”.

Shihni videon:

Të fundit