Flash News

KRYESORE

Video/ Publikohen pamjet e vrasjes me eksploziv të liderit separatist pro-rus në Ukrainë

Video/ Publikohen pamjet e vrasjes me eksploziv të liderit separatist

Janë publikuar pamjet e vrasjes me eksploziv të separatistit pro-rus, Aleksandre Zakharçenko. Ai u vra më 31 gusht në një shpërthim të ndodhur në një kafene në qendër të Donetskut, një prej bastioneve rebele në lindje të Ukrainës.

Pamjet tregojnë momentin kur rojet hyjnë fillimisht në lokal dhe pas tyre edhe Zakharçenko. Shpërthimi ndodhi pikërisht në momentin kur Zakharçenko kaloi derën e lokalit.

Vdekja e tij, shkarkimi në nëntor 2017 i Igor Plotnitski, presidenti i republikës së vetëshpallur të Luganskut, fqinje me Donetskun, dhe vrasja e shumë krerëve të tjerë të luftës, shënon fundin e krerëve historik të territoreve separatiste, që erdhën në pushtet gjatë konfliktit me ushtrinë ukrainase ku kanë vdekur më shumë se 10 000 persona që prej fillimit të konfliktit në vitin 2014.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar për ngjarjen dhe ka bërë përgjegjëse Ukrainën.

“U bëjmë thirrje autoriteteve në Kiev të heqin dorë nga zgjedhja e metodave terroriste për zgjidhjen e problemeve të brendshme të Ukrainës. Shpresojmë se politikanë të përgjegjshëm ukrainas do të gjejnë forcë për të penguar partinë e luftës dhe për të parandaluar përshkallëzimin e konfrontimit në Donbas”, thuhet ndër të tjera në reagim.

[video width="640" height="640" mp4="http://politiko.al/wp-content/uploads/2018/10/ukraina.mp4"][/video]

Të fundit