Flash News

KRYESORE

Video/ Pyetja e gazetarit që la për 20 sekonda pa fjalë kryeministrin kanadez

Video/ Pyetja e gazetarit që la për 20 sekonda pa fjalë

 

Sot u bë virale një video e deklaratës së kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau, i cili qëndron për më shumë se 20 sekonda pa folur pas pyetjes së një gazetari është bërë virale në rrjet.

Gazetari thotë se Donald Trump ka bërë thirrje që ushtria të veprojë ndaj protestuesve dhe se u hodhi gaz lotsjellës ndaj protestuesve për t’i hapur rrugën Presidentit për të bërë foto, dhe kërkon mendimin e kryeministrit kanadez, ndërsa Trudeau qëndron i heshtur dhe merr kohë para se të japë pëgjigje.

“Të gjithë shohim të tmerruar atë që po ndodh në SHBA. Është koha të bashkojmë njerëzit, por edhe të dëgjojmë. Është koha të mësojmë çfarë është padrejtësia që vazhdon pavarësisht përparimeve përgjatë viteve apo dekadave. Por është edhe koha që në, si kanadezë, të pranojmë që edhe ne kemi sfidat tona”, u shpreh më pas kryeministri kanadez.

https://www.youtube.com/watch?v=79nHwsqQNBA&feature=emb_logo

Sot shënohet dita e nëntë e protestave në SHBA, pas vrasjes së një afro-amerikani nga një oficer policie në Shtetet e Bashkuara. Mijëra njerëz vijojnë të protestojnë për të kërkuar drejtësi pas vdekjes së George Floyd, i cili ndërroi jetë javën e kaluar pasi qëndroi i mbërthyer në tokë me këmbën në qafë nga një efektiv i policisë së Minneapolis, për rreth 9 minuta.

Protestat kanë qenë të tensionuara dhe ka pasur përplasje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve.

Lexoni edhe:Dita e 9 e protestave në SHBA/ Ulen përplasjet midis policisë dhe protestuesve, ushtria në gatishmëri

Të fundit