Flash News

KRYESORE

Video/ Soreca citon Churchill-in për Shqipërinë: Është në fund të fillimit, jo në fillim të fundit

Video/ Soreca citon Churchill-in për Shqipërinë: Është

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, e ka shpjeguar me një frazë të Winston Churchill-it, fazën në të cilën ndodhet Shqipëria në rrugën e anëtarësimit në BE.

“Shqipëria është në fund të fillimit, jo në fillim të fundit, të pranimit të pas në Bashkimin Evropian”, tha ai për Euronews.

Soreca shtoi se administrata e Shqipërisë duhet të punojë, siç është lufta kundër korrupsionit, krimi i organizuar dhe reforma zgjedhore.

“Nuk duhet që të humbin kohë sa i përket reformës gjyqësore. Duhet që të kenë planin e punës gati për ministrat që të marrin një vendim më 15 tetor.  Autoritetet duhet që të punojnë, nuk duhet të ndalojnë. të luftojnë korrupsionin, trafiku i drogës ka ndryshuar lëkurë në Shqipëri dhe është e nevojshme që bëhet presion ndaj bandave shqiptare.

Rreth 91% e popullsisë së Shqipërisë është në favor të hyrjes në BE, por Franca dhe Holanda, së fundmi akne shprehur kundërshti, e kanë bllokuar hapjen e negociatave.

Soreca tha se vendimi i tetorit nuk është i rëndësishëm vetëm për Shqipërinë, por edhe për BE-në.

“Besueshmëria e unionit është në rrezik. Dy vendet e shqetësuara, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë treguar progres të mjaftueshëm, pra le të themi që kanë bërë progres ën hapeje negociatave jo të futjes në BE. pra, siç thoshte Winston Churchill-i ‘ky është fundi i fillimit, nuk është fillimi i fundit’. BE duhet që ta shikojë me kujdes këtë vendim. Është me rëndësi që 91% e popullsisë shqiptare të vazhdojë të ketë besim te BE”, tha Soreca.

Të fundit