Flash News

KRYESORE

Video/ Teuta e pëson, Ventspils fiton 3-0 dhe hedh një hap me rëndësi drejt kualifikimit

Video/ Teuta e pëson, Ventspils fiton 3-0 dhe hedh një hap me
Takimi i parë në raundin e parë kualifikues në Ligën e Evropës i Teutës ka përfunduar keq. Durrsakët u mundën me rezultatin 3-0 nga skuadra letoneze e Ventspils-it, e tani do t’ju duhet një mrekulli që të mund të realizojnë kualifikimin për në fazën pasardhëse. Vendasit e gjetën golin pas vetëm 5 minutash me anë të Sergiychuk-ut. Megjithatë tentativat e lojtarëve të Teutës, goli ishte i vështirë për t’u realizuar. Pjesa e parë u mbyll në avantazhin e letonezëve. Pjesa e dytë nuk rezervoi shumë emocione. Vendasit u mbrojtën mirë dhe u treguan të saktë në rastet për gol. Në minutën e 78’, Uilmbases dyfishoi shifrat. Nga ai moment durrsakët e patën të vështirë që të mund të reagonin dhe pësuan golin e tretë 2 minuta nga fundi i lojës. Durrsakët do të kenë një javë kohë që të përgatiten për takimin kthimit në “Niko Dovana”, por ata janë të ndërgjegjshëm që tani gjithçka është bërë shumë e vështirë.  

Të fundit