Flash News

KRYESORE

Virusi vdekjeprurës nga Kina, regjistrohet rasti i parë edhe në SHBA

Virusi vdekjeprurës nga Kina, regjistrohet rasti i parë edhe në

Ndërsa sot pritet që Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) të mblidhet në Gjenevë për të diskutuar nëse duhet të shpallet një emergjencë globale mbi virusin vdekjeprurës që ka ‘shpërthyer’ në Wuhan të Kinës, është regjistruar rasti i parë edhe në SHBA.

Siç raporton CNN, një person rreth të 30-ave, i cili kohët e fundit u kthye nga Wuhan, është konfirmuar si rasti i parë i SHBA si i prekur nga koronavirusi.

Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftuan diagnozën, duke thënë se autoritetet tani do të fillojnë të rrisin gatishmërinë për verifikimet shëndetësore në aeroportet për pasagjerët që vijnë nga provinca kineze.

Pacienti, i cili nuk është identifikuar, aktualisht është në izolim në Qendrën Mjekësore Rajonale Providence në Everett, Washington.

Ai u kthye nga Ëuhan në 15 janar, para se të fillonin ekzaminimet shëndetësore dhe kërkoi kujdes mjekësor në 19 janar pasi filloi të mos ndjehej mirë.

Zyrtarët amerikanë kanë nisur edhe identifikimin e personave me të cilët pacienti i prekur ka patur kontakte pasi u kthye në SHBA , por John Wiesman, sekretari i shëndetësisë për shtetin e Uashingtonit, tha që ai besonte se rreziku për publikun ishte akoma "i ulët".

Të fundit