Flash News

KRYESORE

Vrasja e dyfishtë në Laç; arrestohet Ilir Xhepaj, bashkëpuntori i autorit kryesor Eduart Lamaj

Vrasja e dyfishtë në Laç; arrestohet Ilir Xhepaj,

Një tjetër person është arrestuar për vrasjen e dy biznesmenëve në Laç, Bujar Lika Hasani dhe Paulin Gjergji Marku. Shtetasi Ilir Xhepaj, i cili ishte në kërkim i dyshuar si bashkëpuntor i Eduart Lamajt për vrasjen e dyfishtë në Laç, u arrestua në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në zonën e Astirit.

Menjëherë pas arrestimit, Xhepaj u shoqërua në Kurbin për llogari të Policisë së Laçit.

Deri tani të arrestuar janë Eduart Lamaj, Kreshnik Tusha dhe Ilir Xhepaj. Ndërkohë në kërkim vijojnë që të jenë Elson Aliaj dhe 21 vjeçari Klaudio Perkola të dyshuar si bashkëpunëtorë të Eduart Lamajt në vrasjen e dy biznesmenëve.

Të veshur si policë, hynë në hotelin A&A në Kurbin ku qëlluan për vdekje biznesmenët, Hasani dhe Marku.

Lamaj u arrestuar disa ditë më parë teksa po kurohej në një klinikë private në Qytetin Studenti në Tiranë në mënyrë ilegale. Ai kishte marrë një plumb ditën e atentatit dhe ishte fshehur prej 20 ditësh si i plagosur.

Lexo edhe: https://politiko.al/vrasja-e-dy-biznesmeneve-ne-lac-arrestohet-nje-i-dyshuar/

Lexo edhe:https://politiko.al/zbardhet-vrasja-e-dyfishte-ne-lac-pranga-auytorit-dhe-dy-mjekeve-te-nje-klinike-private-ne-tirane/

Të fundit