Flash News

KRYESORE

Vuçiç provokon rëndë: Masakra e Reçakut u falsifikua nga ambasadori Walker

Vuçiç provokon rëndë: Masakra e Reçakut u

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka befasuar sërish me deklaratat e tij. Pas kthimit nga Rusia, i pyetur nga gazetarët për vendimin e Gjykatës së Prishtinës, që e dënoi me dy vjet burg ish-ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviç, ai e quajti masakrën e Reçakut një trillim.

“Është e frikshme. Të gjithë anëtarët e Listës Serbe do të përsërisin të njëjtën gjë dhe unë e përsëris tani: krimin e fabrikuar në Reçak, ku gjithçka u falsifikua nga ai mashtrues me flokë të bardhë, një mashtrues si Walker, një mashtrues”, tha Vuçiç para gazetarëve.

Todosijeviç u shpall fajtor për një deklaratë të dhënë vitin e kaluar me të cilën e quante trillim masakrën e Reçakut të 15 janarit 1999 ku forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë.

Në korrik të këtij viti, Prokuroria e Prishtinës akuzoi ish ministrin e MAPL-së, për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes.

Më 15 janar të vitit 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe në Reçak vranë dhe u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Ky gjenocid, tronditi gjithë opinion ndërkombëtar. Ambasadori William Walker, e cilësoi si krim kundër njerëzimit.

Të fundit