Flash News

KRYESORE

Xhafaj jep alarmin: Televizionet dhe portalet po përdoren nga krimi, paguhen për të goditur grupet rivale

Xhafaj jep alarmin: Televizionet dhe portalet po përdoren nga krimi,

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka dhënë sot alarmin për ndikimin e grupeve kriminale mbi median shqiptare. Duke folur në aktivitetin për nisjen e operacionit ‘Forca e Ligjit’, Xhafaj theksoi se këto grupe po përdorin televizionet dhe portalet për të ndikuar te publiku, të intimidojnë institucionet dhe të godasin grupet rivale.

“Disa nga këto grupe synojnë që fuqinë ekonomike ta përdorin me ndikim të tërthortë ose edhe të drejtpërdrejtë në medie e në rrjetet sociale. Përpjekjet për ndikim të publikut dhe intimidimin e institucioneve ligjzbatuese përmes platformave mediatike tradicionale dhe atyre online, krahas shërbesave të paguara për goditjen e grupeve të caktuara rivale, rezultojnë gjithashtu shqetësuese”, u shpreh Xhafaj.

Ministri pranoi gjithashtu se shumë individë të lidhur me krimin po investojnë paratë e tyre në biznese të ligjshme.

Donald Lu i vendos afat të qartë Edi Ramës: Ke kohë deri në fillim të vitit; për herë të parë do hamë ‘peshqit e mëdhenj’

Romana Vlahutin: Janë investuar 100 milionë euro për Shqipërinë, duhet të vërtetohen

 

Të fundit